J. Marsters – E vërteta dhemb 3 ditë, mungesa e saj dhemb për gjithë jetën!

[ sipas James Marsters ] …e vështirë t’ia thuash dikujt nëse diç s’është në rregull, por të heshtësh është akoma më keq (ai e paska mësuar këtë në çdo disa vjet – dmth. nxënie nga përvoja, jo nga leximet e librave të mençur), pavarësisht gjithçkaje duhet folur patjetër, duhet diskutuar për gjërat ashtu siç ato janë, shpesh s’do jetë e lehtë, sepse natyrisht psh. e vërteta e hidhur ngelet gjithmonë e hidhur, s’do jetë kurrë ndonjë “ëmbëlsirë”, e vërteta shpesh shkakton dhe dhimbje, ama sipas tij e vërteta dhemb 3 ditë, ndërsa mungesa e të vërtetës dhemb për gjithë jetën…

…afërmendsh, mençuria e Marsters s’mund të aplikohet për gjithçka të kësaj bote, për disa “drejtime” thjesht nuk vlen, s’e kishte as ai fjalën për gjithçka (psh. për lajle-lulet mik-ologjike, për botën e “falsiteteve”, për maskat e “dyfytyrësisë”, për snobizmat e servilizmat, për biz-interesat, për diplomatizmat, për skuthër-izmin politik, për çrregullimet e ndryshme (të pafajshme) të karakterit si bipolariteti dhe psikotikat, ose për perfeksionin e “tepruar” ego-sintonik, pastaj për ato të njohura si “personalitet i shumëfishtë” (mpd – multiple personality disorder) etj., këso “drejtimesh” të ngjashme : )
(sg – ap, j 2020)